25-vjeçari bie nga kati i katërt, humb jetën

25-vjeçari me inicialet A.Th ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Durrës, në lagjen nr.17.

Familjarët e tij, kanë deklaruar për policinë se i riu vuante nga problem të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë: Informacion paraprak/Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Loading...