Vetëvritet me armë zjarri brenda zyrës shefi i kompanisë së qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në një qendër tregtare në Tiranë.

Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se menaxheri i sigurisë së kësaj qendre tregtare ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, ka dyshime se 45-vjeçari me iniciale M. L., është vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...