Parashikimi javor i motit, ja sa do të arrijnë temperaturat maksimale dhe sa është valëzimi në det

Java do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me orë me diell dhe temperatura jo tepër të larta.

Sipas, Shërbimit Metorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Ndërsa valëzimi në dete në pjesën më të madhe të ditëve do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak

Për javën që presi përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Përgjatë relieveve kodrinore- malore hera-herës do të ketë prezente reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

Loading...