Goditi për vdekje inxhinierin në Vlorë, zbardhet dëshmia e djalit të anëtares së KLP: S’kisha qëllim ta vrisja, por vetëm…

Rei Meta pas sherrit me 55-vjeçarin Armando Meshau. Meshau ndërroi jetë pasi u godit me grushte nga Rei Meta, pas një konflikti me pronën i ndodhur mes tyre.

Dëshmia në polici e Rei Metës: “Nuk ka pasur qëllim që të vras 55-vjeçarin dhe se në kancelari ai me viktimën janë takuar rastësisht dhe se të dy do të printonin disa dokumente”.

Gjithashtu në dëshmi Rei Meta thotë se viktima, Armando Meshau e ka ofenduar i pari dhe ky e ka goditur kur konflikti ka agravuar. 33 vjeçari pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën.

Loading...