Mbi 5 milionë turistë në Shqipëri/ Kryesojnë kosovarët dhe spanjollët

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj.Shifrat e ministries se Turizmit tregojnë se gjatë periudhës janar-korrik në vend janë regjistruar 5.1 milionë turistë.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton me 31 %.
Korriku ka bilancin më të lartë pasi pjesa më e madhe e turistëve kanë shijuar vijën bregdetare në vend kryesisht jugun.Vetëm gjatëmuajit të fundit janë regjistruar 1.7 milionë persona që kanë zgjedhur vendin tone për të pushuar. Flukset e turistëve nuk janë vetëm në zonat bregdetare, por edhe në qytete historike si Gjirokastra apo Berati.

Turiztët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore edhe gjatë këtij viti por risi është interesi që kanë treguar qytetarët nga Spanja dhe Turqia.

Nga të dhënat tregohet se Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia , Mali i Zi, Franca e Italia .

Edhe pse në luftë nga shifrat vërehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët. Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë.

Loading...