Dhuna ndaj 82-vjeçares në Vlorë, policia shoqëron 37-vjeçarin

Policia e Shtetit ka dhënë informacion të detajuar mbi dhunën ndaj Azbie Resulaj sot në Vlorë.

82-vjeçarja është paraqitur me fraktura në trup në spitalin e Vlorës këtë të marte me pretendimin se ishte dhunuar nga njerëzit e nuses së djalit. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallë të moshuarën.

Ndërkohë, autoritetet kanë zbardhur ngjarjen duke identifikuar autorin, përkatësisht shtetasin M.Z 37-vjeç banues në Vlorë, i cili është vëllai i bashkëshortes së shtetasit A.R. Nga hetimet, rezultoi se 37-vjeçari ka dhunuar Azbie Resulajn, ai është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve proceduriale.

Njoftimi i Policisë,

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...