Braçe i ka quajtur të gjitha shpifje, dhe sipas tij mediat duhet japin llogari për ato që publikojnë.
Reagimi i Braçes:
Kjo është ndyrësia e shpifjes në këtë vend!
Kjo medemek eshte #media
por ne te cilen mund te shpife kushdo,
madje edhe mesues qe nuk di te shkruaj shqip.
Dje ne mbremje,
nje kamion i larte ka keputur kabllin qe furnizon me energji shkollen e Bishtcukasit ne #Divjake.
Ka ikur nga vendi pasi ka shkaktuar demin dhe, as ka lajmeruar per kete.
Sot prej mengjesit,
elektricistet e Oshee kane identifikuar demin dhe kane nderruar kabllin e demtuar.
Kaq! Asgje tjeter!
Pra eshte shpifje e ulet qe Oshee ka nderprere energjine, eshte shpifje e ulet qe #bashkiaDivjake ska paguar nje fature 20000 lekeshe te dritave.
Por per kete #media nuk eshte problem qe e genjen kushdo, madje nuk eshte problem dhe ta perhape shpifjen pa bere as verifikimin me te vogel!
E fundit,
une quhem Erion Braçe jo Erion Braqe dhe mjafton kaq per te kuptuar se keta e kane shpifjen semundje edhe kur bejne mesuesin qe nuk di as shkrim e as kendim!