Vijon debati në Itali për faturën e papaguar në Shqipëri: ‘Disa individë s’mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë’

Fatura e papaguar e disa turistëve italianë në Berat duket se është bërë çështje kombëtare në Itali, pas videos së shfaqur nga media të shumta.

Pas kryeministres Meloni, e cila i kërkoi ambasadorit shqiptar në Itali të shkojë e ta paguajë atë fatyrë, ka reaguar edhe ministri Italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, që është dhe kunati i kryeministres Meloni dhe që ka qenë në udhëtim në Shqipëri, bashkë me të.

Ai tha se fatura e papaguar ishte çështje krenarie kombëtare.

“Ajo (Giorgia Meloni) ofroi të paguante faturën. Ambasadori ishte duke u kthyer për në Tiranë dhe ishte në dispozicion për ta bërë këtë,” tha ai për Reuters.

“Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë,” shtoi Lollobrigida.

Loading...