Gjendet i vdekur pronari i agjencisë turistike te ‘Kapelja’, familjarët: ‘E kanë vrarë dhe grabitur’

Pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës.

Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata, “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”.

Nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00 – 04:00 e mëngjesit, policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare por dyshimet e para janë se Nadir Gjata u përplas nga një makinë pasi la punën në agjencinë e tij.

Loading...