Zbulohen rezerva te mëdha ari në një nga vendet më varfra në botë

Në një nga vendet më varfra në botë, Sudan, janë zbuluar rezerva të reja të mëdha ari.
Ministri i Naftës dhe Minierave i Sudanit, Azhar Abdulkadir, u takua me përfaqësuesit e sektorit të minierave dhe njoftoi se janë zbuluar rezerva të reja të arit me kapacitete të shfrytezimit vjetor prej 7 tonësh.
Abdulkadir paralajmëroi hapa të mëdha në zhvillimin e xeheve në Sudan, duke shtuar se të gjitha problemet e këtij sektroi janë produkt i problemeve politike dhe të varura nga ndikimi i qendrave të fuqive të jashtme.

Ministri sudanez nuk zbuloi vendin e saktë të rezervave të sapozbuluara të arit, e as nuk precizoi se kur mund të fillojnë me shfrytezimi i metalit të çmuar.

Sudani ka rreth 40 milion banorë dhe përpiqet të marrë veten nga humbjet e tre të katërtave të prodhimit të naftës që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011.

Aktualisht, shfrytezimi i arit plotëson 80 për qind të të ardhurave kombëtare, kurse Sudani në vit prodhon rreth 100 tonë të këtij metali.

Autoritetet e Sudanit pralajmërojnë luftë kundër kontrabadimit të arit dhe naftës, që konsiderohen si pengesa më e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Megjithatë, ende nuk ka një raport zyrtar për sasinë e kontrabandës.

Loading...