Kolaps në ‘One Albania’, abonentët mbeten pa sinjal prej mesnatës

Mijëra qytetarë dhe abonentë të kompanisë celulare “One Albania” janë prej orësh pa shërbim në celularët e tyre. Pak pas mesnate, sinjali telefonik dhe të gjitha shërbimet tjera për rrjedhojë janë jashtë funksionit. Shkak dyshohet se është bërë një bllokim dhe rënie e sistemit operativ të kompanisë.

Edhe pse jemi pothuajse në mesditë, shërbimi nuk është rikthyer dhe qytetarët janë në terr. Duke qenë se sinjali mungon, asnjë shërbim tjetër nuk është në funksion, si interneti, telefonatat apo dhe dërgimi i mesazheve. Mendohet se shkak i kolapsit është sistemi indian i operimit që kompania e zëvendësoi me sistemin gjerman.

Loading...