Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kryeministri Rama prezantoi idenë e krijimit të Fondit Sovran për të administruar të ardhurat që do të krijohen nga rezervat e naftës në Shpirag që janë zbuluar nga kompania Shell. Ja çfarë shkruan Lapaj.
“Fondi Sovran mbi burimet natyrore krijohet nëse burimet zbulohen e administrohen nga shteti o mjeshtër. Nuk krijon dot fond sovran nga renta minerare se renta minerare do na jap aq sa na ka dhënë nafta deri sot…ndotjen dhe hallin që naftëtarët i paguajmë me taksat tona e jo me lekët e përfituara nga nafta. Ose thënë ndryshe do na jap aq sa na dha Armo, nja 800 e kusur milion euro borxhe. Pa u demokratizuar vendi asgjë nuk do ndryshojë. Pasuria më e madhe e vendit është të instalojmë garën dhe meritokracinë. Nga aty çdo burim tjetër merr vlerë”, shkruan Lapaj.