Rrahu ish-gruan, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi ish-bashkëshorten e tij. Mbi shtetasin me inicialet J.B., rëndojnë akuzat e dhunës në familje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...