Është gjetur videoja që kuadron shtatë të rinjtë e arrestuar për përdhunimin e ndodhur në Foro Italico në Palermo më 7 korrik. Konsulentët teknikë të prokurorisë kanë arritur të gjurmojnë pamjet origjinale. Ndërkaq, nga përgjimet e bëra në telefonat e të dyshuarve menjëherë pas denoncimit të viktimës, del një fjali e shqiptuar nga autori i videos: “Ia kam dërguar kujtdo që kam dashur”.
Pasi 18-vjeçarja u dërgua në Foro Italico në Palermo dhe u përdhunua atje, ajo denoncoi dhunën duke përmendur edhe disa autorë të përdhunimit, hetuesit vendosën në përgjim celularët e të dyshuarve. Më i madhi nga shtatë djemtë u përgjua teksa i thoshte një shoku se ia kishte dërguar videon dikujt. Një fjali që erdhi pasi djali me të cilin po fliste, i shqetësuar se viktima mund të denonconte përdhunimin, e kishte këshilluar që të fshinte videot që mund ta kishin inkuadruar si atë ashtu edhe miqtë e tij.
“Por tani po i eliminoj të gjitha, po ia dërgoj kujtdo që duhet t’ia dërgoj dhe do t’i eliminoj”, përgjigjet më i madhi nga shtatë të arrestuarit, si dhe autori i videos te shoku i tij. Një frazë që i bën hetuesit të besojnë se pamjet janë ndarë me dikë. Po, por me kë? Shokë të tjerë? Të rritur? A e ka shitur atë në rrjetin e errët? Hetuesit po konstatojnë se kujt mund t’i ketë dërguar pamjet i riu dhe për çfarë qëllimi. Ndërkohë, prefekti i Palermos i ka kërkuar komitetit të sigurisë së qytetit të shtojë kontrollet në lagjet më të rrezikuara.