Vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim

25-vjeçari Jani Rraku i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për plagosje me thikë të Eerion Xhuvani, është vënë në pranga nga policia.

Sipas informacioneve Jani Rraku banues në Sarandë, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionin “Wanted”, pasi ai kërkohej për plagosjen e 40-vjeçarin Erion Xhuvani, pas një konfilkti banal mes tyre.

Njoftimi:

Policia e Sarandës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Loading...