Pas thirrjes prekëse të babait të 23-vjeçarit, Klajdi Bitri, për të sjellë trupin e pajetë të të birit në Shqipëri, ka ndërhyrë Ministria e Brendshme.
Mësohet se ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrjen e menjëhershme të pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.
Po ashtu është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.
Kujtojmë se Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, ku tentoi të shpëtonte mikun e tij.
Loading...