POLICIA E SHTETIT
Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Gentjan Papagjika., 43 vjeç dhe Nevil Papagjika., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjatë shoqërimit të shtetasit Gentjan Papagjika, i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi Nevil Papagjika. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.