Rijetëzohet qendra historike e Beratit

Rikonstruksioni i rrugës ”Mihal Komneno dhe Tabes” 1.2 km në Berat e njohur ndryshe si rruga këmbësore për në Kalanë e Beratit është drejt përfundimit.

Ky është një investim shumë i rëndësishëm për qendrën historike të Beratit në përmirësim të nivelit të shërbimit ndaj turizmit kulturor.

Kreu i DRKK Berat, Eugen Kallfani ka bërë publik lajmin se punimet transformuese në ansamblin muzeal të lagjes ”Kala” janë drejt përfundimit.

Parashikohet që muaji nëntor 2018 të shënojë përfundimin e punimeve. Së shpejti pritet të fillojë puna edhe për rrugën Muzak Topia, e njohur si rruga automobilistike për në Kalanë e Beratit.

Ndërhyrjet janë pjesë e një pakete investimesh prej rreth 13.5 milionë euro, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar dhe Turizmin, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
ATSH Nga Adela Alla

Loading...