Futbollisti shqiptar njofton largimin nga futbolli: ‘Me gjysmë zemre…’

Lojtari me origjinë shqiptare, Admir Mehmedi ka bërë të ditur se do largohet nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare.

Ky lajm, u tha nga Mehmedi përmes një letre emocionuese që e ndau në rrjetin social “Instagram”.
“Të dashur miq dhe tifozë të futbollit. Javën e kaluar shoqërova djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më solli gëzim të madh. Së bashku me familjen time, mora vendimin për tu kthyer në Zvicër para disa kohësh.

Dëshiroj të shpall zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive në futboll. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pas diskutimeve intensive me familjen time dhe të njohurit e mi, kam ndjerë se ka ardhur koha që më në fund të var këpucët e futbollit. Një vendim që të lë karrierën time të përfundojë me gjysmë zemre.

Kam kaluar një karrierë të mrekullueshme. Pata privilegjin të luajë në 76 ndeshje për përfaqësuesen e Zvicrës dhe të kompletoja shumë ndeshje si profesionalisht me klube si Dynamo Kyiv, Wolfsburg Bayer Leverkusen, Freiburg dhe Antalyaspor, FC Vintertur dhe FC Zyrih.

Faleminderit të gjithë trajnerëve, shokëve të skuadrës, tifozëve dhe zyrtarëve që më mbështetën dhe më shoqëruan gjatë gjithë karrierës sime.

Pas përfundimit të kursit të Menaxhimit Sportiv, planifikoj të filloj së shpejti trajnimin e trajnerëve. Mezi pres të shoh disa prej jush në fushën e futbollit ndoshta së shpejti – në çfarëdo cilësie”, – shkruan ai.

Lojtari i lindur në Gostivar ka luajtur 76 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ku ka shënuar 10 gola.

Loading...