Lajm i fundit/ Kallash dhe municione në banesë, arrestohet 66-vjeçari nga Selenica

Policia ka ushtruar kontroll në Selenicë për konstatimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Efektivët kanë ushtruar kontrolle në një banesë, ku ka gjetur një armë zjarri kallashnikov si dhe një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Polica identifikoi dhe shpalli në kërkim poseduesin e kësaj arme, shtetasin P. B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë së Selenicës, Vlorë:

Kontrolle të shtuara për konstatimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia identifikon poseduesin e armës së zjarrit dhe vijon punën intensive për kapjen e tij.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për posedimin e kundërligjshëm të një arme zjarri, në një banesë në fshatin Treblovë, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Vlorë, kanë ndërhyrë në këtë banesë dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.

Si rezultat, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit kallashnikov dhe i një sasie të konsiderueshme municioni luftarak.

Gjithashtu, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim poseduesin e kësaj arme, shtetasin P. B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Loading...