Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë lajmit për dorëzimin e Balilit

Arrestimi i Kelmend Balilit ka marrë vëmendjen e opinionit publik ditën e sotme.

Ky lajm ka bërë jehonë edhe në mediat me prestigjoze të botë.
Trafikanti shqiptar i drogës në arrati dorëzohet pas tre vitesh. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”.-shkruan Daily Mail.

Agjencia Ballkanike e Lajmeve, IBNA shkruan se sot është dorëzuar në një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri.

“Një prej personave më të kërkuar në Shqipëri u dorëzua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për Balilin kishte edhe një urdhërarresti ndërkombëtar. Ai kërkohej në shumë vende për trafikim të lëndëve narkotike dhe njihej me pseudonimin Eskobari i Ballkanit”, thekson IBNA-ja.

Ndërkohë që Associated Press, shkruan se Balili u arrestua pas një urdhër arresti nga Greqia. “Balili, një ish-zyrtar i administratës vendore të qytetit jugor të Sarandës, ka qenë në arrati pas një urdhërarresti nga Greqia fqinje, që e konsideron atë si kreun e trafikimit të lëndëve narkotike. Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore të Shqipërisë, që synon të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian këtë vit”, shkruan “Associated Press” (AP).

Loading...