Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka festuar datëlindjen e saj të 34-ët me shoqërinë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ajo ka qenë aktive duke ndarë pothuajse çdo moment të festës që nisi mbrëmjen e së premtes me ndjekësit e saj.
Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë torta që miqtë e saj kishin porositur, e cila sipër kishte të pikturuar Ronelën e animuar me qiri në dorë dhe poshtë saj 5 yje.
Këngëtarja e ka pritur me të qeshura teksa shoqëria i thoshte të mendojë dëshirën dhe ta fryjë.
Loading...