Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku shtetasi grek H.S banues në Athinë është rrëzuar në gropën e ashensorit.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Vlorë/Informacione paraprake
Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Loading...