Befason kryetari i komunës në Kosovë, emëron vajzën drejtoreshë: Nuk kemi njerëz të tjerë

Kryetari i Zubin Potokut në Kosovë, Izmir Zeqiri ka befasuar me veprimin e tij duke punësuar vajzën në këtë komunë.

Mësohet se Dhurata Zeqiri është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në këtë komunë. Ai ka thënë se emërimi i saj është bërë për shkak të mungesë së njerëzve për të formuar qeverisjen lokale. “Kam bërë emërim kryesisht të PDK-së, por ka edhe të LDK-së që kanë dashtë të kemi emri edhe neve na duhet me marrë nuk kemi njerëz tjerë, ban vakia është familjarë i afërt se qita jemi.

Nuk është krejt në laminë e saj nashta krejt drejtoritë e saj s’kom mujt me gjetë kuadër për laminë e saj por me ia përngja diçka dhe mi ba disa emërim për me ecë disa procese”, tha ai.

Loading...