Kush është i riu që rrahu të dashurën dhe i përd*hunoi të bijën 11-vjeçare në Kombinat

Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i rëndë në Tiranë, ku një 24-vjeçar u arrestua nën akuzë për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, por edhe për abuzimin seksual të një 11-vjeçareje.

Mësohet se në pranga ka rënë Ramis Hysenji, i cili banonte në lagjen e Kominatit, në kryeqytet. Ai u arrestua fillimisht pas denoncimit që bashkëjetuesja i bëri për dhunë, teksa policia i sekuestroi dhe telefonin.

Pas kontrolleve, nga mesazhet që ai kishte shkëmbyer, u zbulua dhe abuzimi seksual që ai i kishte bërë vajzës së miturës vetëm 11 vjeç, e cila ishte e bija e bashkëjetueses.

Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë.

Loading...