Në 18 shtator Adriatik Lapaj do të prezantojë lëvizjen e re qytetare. Duke folur në Euroneës për këtë projekt ai dha më tepër detaje. Sipas Lapajt në ditët në vijim do të prezantohen edhe themeluesit e tjerë të kësaj lëvizje.
“Theksi do të jetë te ndryshimi i modelit të debatit publik në vend. Hapja e garës, referendumet, vota e emigrantëve. Shoëritë që vrapojnë pas parimeve ia dalin. Prandaj ne do të kërkojmë një bashkim vullnetesh”, tha Lapaj.
Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Lapaj tha se shqiptarët nuk e meritojnë këtë që po i ndodh. “Nuk e meritojnë shqiptarët t’u ikin fëmijët me gomone në emigrim në vitin 2023”, u shpreh avokati.
Lëvizja e Lapaj do të prezantohet në një event publik më datë 18 shtator.