Makina del nga rruga, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Qafa e Buallit-Krastë ku një makinë tip JEEP ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.

Sipas policisë, katër të aksidentuarit, jo të së njëjtës familje, po udhëtonin për në një festë në Xixell të Martaneshit
.Në vendgjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët i kanë transportuar katër personat të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë, grupi herimor që shkoi në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...