Atentati ne Vlorë! Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku 41-vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj) u vra pas një atentati me armë zjarri.
Grupi hetimor ka arritur të gjejë në vendin e ngjarjes plot 28 gëzhoja, duke treguar se ndaj viktimës është qëlluar me breshëri. Kjo u vërtetua dhe nga arma kallashnikov e gjetur në makinën e autorëve, që ishte shkrumbuar në aksin Kote-Sevaster.
Dyshohet se autorëve u janë dashur më pak se 12 minuta me mjetin e tyre tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës dhe më pas, për të humbur gjurmët e kanë djegur këtë makinë, e cila ishte me targa italiane të vjedhura.
Duket se gjithçka ishte planifikuar në detaje për të mos lënë gjurmë, megjithatë autorët gabuan kur zgjodhën rrugën nag e cila u larguan.
Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin duke qënë një e dhënë e rëndësishme për hetimet. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.