Gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi këtë të shtunë se në vjeshtë do të ketë arrestime të reja për disa zyrtarë të lartë.
Lala deklaroi në një intervistë me Nisida Tufën se arrestimet do të jenë në nivele të larta, si kryetarë apo ish-kryetarë bashkish.
Ajo theksoi se arrestimet do të jenë rezultat i punës së SPAK, e cila ka në dorë disa dosje të “nxehta”.
“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje”, deklaroi gazetarja.
Loading...