Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mesohet se punonjësit e paraburgimit me detyre gardian si dhe i burgosurit janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrero mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit./Balkanweb

Loading...