Luiz Ejlli: ‘Shqiptarët nuk ecin para se kanë mllef, xhelozi e lakmi për njëri-tjetrin’

Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram, pas famës që mori gjatë qëndrimit në spektakël. Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.

Dhe mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, ka revoltuar Luiz Ejllin, i cili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale.

Teksa përdori thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.

Loading...