Si u dorëzua Balili pas dy vitesh në arrati (foto,video)

Pas dy vitesh në arrati, dhe një sërë operacionesh të dështuara të policisë, Kelmend Balili ka vendosur të vetëdorëzohet.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, Balili ka vendosur të dorëzohet pranë fshatit të tij Stjar, në Sarandë. Ai shihet në video teksa i qeshur përqafohet me miqtë dhe familjartë e tij, për të hyrë më pas në fuoristradën e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Të paktën tre çanta, me sende personale ka marrë me vete Balili gjatë dorëzimti të tij. Sipas Report Tv, makina tip ‘Benz’ me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t’u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë.

Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu.

Gjatë largimit nga fshati, makina ku ndodhej Balili ka bërë një ndalesë në një rrugë dytësore, por është e paqartë se pse. Pamjet e dorëzimit të Balilit i ka filmuar gazetari Artan Hoxha.

Loading...