SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT/ Pranga 233 shpërndarësve të drogës në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rma ka reaguar për operacionin e arrestimit të shpërndarësve të drogës në të gjithë vendin, që kishin si fokus kryesisht shkollat.

“SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri
‍♀️‍♂️Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, shkruan Rama.

Loading...