E rëndë në Itali, ndërron jetë 38-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali, ku bëhet me dije nga mediat vendase se një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima, i cili lëvizte me motoçikletë, ka goditur makinën përballë duke kaluar në korsinë tjetër.

Një tjetër makinë që vinte përballë nuk ka mundur ta shmangë 38-vjeçarin. Ai vdiq në çast, sipas mediave italiane.

Loading...