Një ngjarje e rëndë tronditi sot Lezhën, ku një efektiv policie u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Ngjarja u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.
Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Reagimi i policisë:
“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.