Lajm i fundit/ Kamioni përplas ambulancën e Vlorës, humb jetën pacienti që po transportohej në Tiranë

Dashamir Koçaj 77 vjeç, ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej me ambulancë për në Tiranë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në kryqëzim të autostradës Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Savres”.

Burime bëjnë me dije se një kamion i drejtuar nga 31-vjeçari Leonard Gjini është përplasur me ambulancën e cila ishte duke transportuar 77-vjeçarin në Tiranë ishte nisur nga Vlora.

Mësohet se i ndjeri nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i ambulancës, infermierja dhe vajza e 77-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spital .Raportohet se mjeti tip kamion “ICECO” me targa AA288UR me drejtues Leonard Gjini i datëlindjes 08.03.1992 është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AB883CF (ambulanca), me drejtues shtetasin Flori Ramo. Pasagjer Elvis Banushaj, jasht rrezikut per jeten.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Loading...