‘Këtë çështje nuk do e lë me kaq’/ E ëma e 3-vjeçarit të dhunuar në çerdhe ‘përplaset’ me zyrtarin…

Rasti i rëndë që ndodhi në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ku edukatoret e kopshtit dhunuan një fëmijë, ka tronditur opinionin publik.

Ajo çka e bën edhe më të tmerrshëm incidentin, është se pas denoncimit publik dhe më pas në organet ligjzbatuese të rastit, shumë persona të tjerë kanë ngritur zërin dhe rrëfyer se edhe fëmija i tyre është dhunuar gjatë kohës sa ka qenë në atë çerdhe; duke insistuar se ky është rast i përsëritur.

Për “Shqipëria Live”, Drejtori i Zyrës Arsimore të Fushë Kosovës, Fatlum Berisha deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ka pasur ankesa nga prindrit apo personeli i edukimit që punon në brendësi të tij.

“Në Drejtorinë e Zyrës Arsimore të Fushë-Kosovës unë bëj tani dy muaj që jam zgjedhur, por nga kontaktet që kam pasur me drejtues të mëhershëm, ne nuk kemi pasur asnjë ankesë nga prindrit apo edukatëore për çerdhet derisa rasti u bë publik sot”- tha Fatlum Berisha.
Në përgjigje të këtyre komenteve, e ëma e fëmijës së dhunuar, Fitore Geci deklaroi se ajo që drejtori i Zyrës Arsimore të Fushë-Kosovës tha nuk është plotësisht e vërtetë. Sipas Gecit, ka miliona ankesa për gjendjen në çerdhet publike, por nuk janë marrë masa.
“Ka ankesa, por unë e kam sjellë fëmijën në shtetëror për shkak të rrogave që në Kosovë janë shumë të ulëta. Ke ankesa edhe nga prindër të tjerë, miliona ankesa por nuk janë shqyrtuar. Mua më vjen keq që nuk janë shqyrtuar sepse në dhoma të gjumit për fëmijët duhen kamera. Pastërtia në çerdhe është zero”- tha Geci.
“Unë kam për t’i shkuar drejtësisë deri në fund. Nuk kam për t’u dorëzuar. Kam avokatin tim, kështu që nuk do ta lë si çështje me kaq”- përfundoi Geci, mesazh ky të cilin Berisha e pasoi duke thënë: “Po Fitore, mos u dorëzo. Unë të siguroi që kam për të qenë mbështetësi jot deri në fund. Mos e lërë me kaq.”/ Top Channel

Loading...