Nipi i Balilit: Kelmeti në asnjë moment nuk do të reagonte me armë

Në një lidhje telefonike për emisionin “Dritare” në News 24, nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se ka qenë vetë ai që ka negociuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Ai tha se xhaxhai tij në asnjë moment nuk do të reagonte me armë.

“Është vetëdorëzuar. Unë kam bërë negociata me Drejtorin e Policisë së bashku me xhaxhain tim dhe është vetëdorëzuar. Negociata kemi bërë që në datën 10. Ka arritur vetë në vetëdorëzim se unë nuk do t’i mbush mendjen xhaxhait tim. Unë bashkë me xhaxhain tim kemi folur dhe kemi negociuar. Nuk i ka vënë kushtet policisë Klementi, sepse i vë policia kushtet dhe jo ai, por ai ka bërë kërkesat e tij para se të dorëzohej. Unë e kam marrë në makinë dhe e kam dërguar deri në një vend, diku jashtë Delvine, dhe më pas e ka marrë drejtori i policisë dhe unë nuk jam marrë me asnjë procedurë më tej. Nuk ka shans të reagonte me armë”, u shpreh ai.

Ku ka qenë gjatë kësaj kohe?
Këtë pyetje iu takon t’ia bëni të pandehurit. Unë nuk pata kohë ta pyesja. Vendosi të dorëzohej tani. Në momentin që do vijë letërporosia nga Greqia, ai tha se unë nuk do t’i shmangem drejtësisë. Unë flas nga Tirana.

(BalkanWeb)

Loading...