Ngjela: ‘Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!’

Avokati Spartak Ngjela kërkon nga kryeministri Edi Rama që t’u heqë licencën televizioneve që flasin kundër interesit kombëtar nëpër studio.

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv, zoti Ngjela u shpreh:
“Nuk mund të flasë njeri kundër interesit kombëtar. I kam bërë thirrje Ramës që të gjitha stacionet televizive që marrin antishqiptarë nëpër studio dhe i vënë të flasin, duhet t’u heqin licencën, të mos lejojë transmetimin e tyre.

Pa ik fol njëherë kundër interesit kombëtar në një vend perëndimor? Pse demokracia është kundër meje? Kryeministri duhet t’i mbyllë. Kjo është masë në të gjithë botën.

Si mund t’i lejoj unë të gënjejnë për historinë e Shqipërisë, si mund të lë një stacion shqiptar që thotë shqiptarët nuk dihet nga kanë ardhur.

Ma tha njëri mua. Jot ëmë e ka bërë, i thashë, dhe e mora për rreckash dhe e nxora jashtë. Kryeministri duhet ta ketë në përparësi ketë”

Loading...