‘Dubai parajsë e kriminelëve’/ Gazetari zbulon kush janë ata që i kanë shpëtuar drejtësisë

Gazetari Julian Kasapi i ftuar në emisionin “Review”, foli në lidhje me marrëveshjet e ekstradimit me Dubain.
Nisur që nga Plarent Dervishaj dhe deri tek Amant Josifi, Kasapi theksoi se të gjithë eksponentët e krimit janë të lirë në Dubai, pavarësisht se janë të dënuar në vendin tonë për krime.

“Që prej vitit 2020 deri pak kohë më parë Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e eksponentëve të botës së krimit, të cilët janë mësuar në Shqipëri që jetojnë në Dubai. I pari që u arrestua ishte Plarent Dervishaj në vitin 2020. U fol se do të ekstradohet por është i lirë. Në vitin 2021, u arrestua Florenc Çapja, është i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, por më pas kemi dhe arrestime të tjera ku më i fundit ishte Amant Josifi, por që të gjithë këta personna janë të liruar atje”-tha Kasapi.

Loading...