Vrasja e policit, homazhe në Tiranë për Afrim Bunjakun

Edhe në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në veri të vendit nga grupe terroriste serbe. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirinjë e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë. Homazhe të tilla të ngjashme janë mbajtur edhe në Shkup e Prishtinë.

Loading...