Sherr për motive të dobëta në Vlorë, dy vëllezërit rrahin me grushte dhe godasin me thikë 33-vjeçarin

Dy 25-vjeçarë në Vlorë janë arrestuar pasi kanë goditur me grushte dhe me thikë një 33-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariat.

Sakaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Goditën me grushte dhe me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapen dhe shoqërohen në Komisariat, 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar shtetasit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin O. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...