Alarmi i Fruthit, duhet ti vaksinojmë fëmijët apo jo?

9 raste të reja me fruth të paraqitura nga 1 janari pranë konsultoreve të vendit, ka sjellë edhe reagimin nga Institutin e Shëndetit Publik. Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP tregoi pse duhet kryer vaksinimi për fruthin si dhe u bëri thirrje prindëve që të kryejnë në kohë vaksinat kundër fruthit për të minimizuar kështu mundësinë që fëmijet të preken nga virusi.

Vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar shpërthimin e fruthit. Vaksina MMR (Fruth-Rubeole-Parotit) është një vaksinë që e mbron fëmijën tuaj nga tri sëmundje njëherësh. Fëmijët e marrin vaksinën e parë të fruthit në moshën 1 vjeç dhe dozën e dytë të saj në moshën 5 vjeç.

Të rriturit të cilët nuk janë vaksinuar asnjëherë ndaj fruthit, apo kanë marrë vetëm një dozë vaksinë gjatë jetës, mund ta bëjnë këtë vaksinë pranë qendrave shëndetësore përkatëse.

Këshilla
Të evitohen përqendrimet në urgjencën pediatrike të QSUT. Jemi në sezon virozash dhe çdo ekspozim i panevojshëm rrit mundësinë edhe për t’u infektuar nga fruthi. Për çdo shqetësim drejtohuni në qendrat shëndetësore pranë zonës suaj dhe kontaktoni mjekun pediatër, ose mjekun tuaj të familjes.

Loading...