Karamuço deklaratë të fortë: Po qarkullojnë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar.

Njëra, tha Karamuço, është shumë e njohur. Karamuço tha se nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të showbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.

‘Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të showbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai.

Ne presim hetime nga ky celular dhe na del kjo video. Janë dy vajza nga showbizi, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista.

Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri’, tha Karamuço.

Loading...