Shqiptarja humbi jetën në vendin e punës, arrestohet pronari i dyqanit të mishit

Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50 vjeçarja shqiptare. Ajo kishte shkuar për të pastruar makinerinë e mishit por pajisja i kapi flokët duke e copëtuar. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryehn nga autoritetet greke.

Sipas mediave greke, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në dyqanin ku ndodhi tragjedia ishte vetëm katër ditë. Vajza e 50 vjeçares, e cila pa me me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.

Loading...