Rrëfimi prekës i shoqes: Klodiana e ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali disa ditë më parë, ku u ekzekutua 36-vjeçarja Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve, nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe mikesha e saj e ngushtë.

Ajo tregon në një intervistë për “La Nazione”, se ishte në dijeni të ngjarjes dhe se e ndjera kishte frikë prej Alfredit, duke qenë se ai dallonte që ishte i dhunshëm.
Shoqja rrëfen se ndjente faj dhe dhimbje për ngjarjen për faktin se ishte e pritshme që autori mund të ndërmerte një akt fatal. 36-vjeçarja i kishte treguar asaj se ajo ishte në dijeni që ai mbante një armë dhe se prej ditësh ishte shumë e shqetësuar për fëmijët.

Intervista:

Po, pse Klodiana nuk e ka denoncuar ish-bashkëshortin nëse ndihej në rrezik?

Shoqja: Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj. Ajo mendoi se edhe sikur ta denonconte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më thoshte se ai gjithsesi do të bëjë çfarë të dojë. A e dini si ishte ajo?

Si?

Shoqja: Ajo donte të ishte e lumtur, po përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat.

Nëse mund të kthenit kohën pas, çfarë do të bënit?

Shoqja: Do të shkoja në polici dhe do denoncoja me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë.

U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo na e preu duke thënë: Ne jemi shqiptarë, nuk e kuptoni. E kemi respektuar deri në fund mendimin e saj.

A kishte dijeni për armën ose për një akt të tillë?

Shoqja: Ajo që mund të them është se Klodiana e ndjeu se do ta vriste. Ajo nuk ma tha kurrë hapur, por një herë ma bëri të qartë se kishte armë, duke shtuar një fjali Tani po më mbaron koha.

Loading...