Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: ‘Roland Xhaxho na vdiq djalin’

“Mjeku na e vdiq djalin”. Kështu deklaron gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti, ndërsa kërkon drejtësi për nipin. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares dhe moderatores Evis Ahmeti, gjyshi me bindje u shpreh se ngjarja ndodhi për shkak të mbidozës nga narkoza.

“Në momentin kur shkoi djali te nënë Tereza, tha; djali është në gjendjen e rënduar. Ndaj duhet ta çojmë te Reanimacioni, t’a intubojmë, se është në gjendje kome. Ata thanë; t’i heqim narkozën. Erdhën një numër i madh mjekësh te djali. Ndërhyrja e parë ishte dhe thënia e parë ishte; ka marrë narkozë të tepër. Rreth orës 12 të natës, kam shkuar vetë te mjeku se nuk na doli në telefon. I rashë derës dhe ai doli; ai më tha, nuk ka ndonjë problem, është gjë normale, do i kaloj.

I thash hajde se ka rënë në koma djali, po vdes. I thashë; eja me ne, ai tha se do të fliste në telefon, por në fakt nuk foli. Në prezencën time, dhe të gjithë stafit, ata filluan të mendonin dhe gjoja bënin analizë. Iu thashë atyre, nuk e mohon njeri, nëse janë njerëz; shkak është i marrjes së dozës së narkozës. Më tha një mjeke; ku e di ti. I thashë është djegur mëlçia, s’ka arsye tjetër. Ata rrinin njëri-tjetrin. Cila ishte arsyeja që humbi sheqerin? E shkaktoi mëlçia, ajo është funksioni kryesor për qarkullimin e gjakut. Ndaj ishte kjo humbje, ngarkesa e tepër e narkozës. Këtë nuk mundet ta mohojë asnjë prej atyre mjekëve të spitalit Nënë Tereza. Është e papranueshme. Shkak për këtë problem ishte mbidoza. Ai tregoi se jo mjek nuk është, por është një tip gënjeshtari. Të gënjejë një mjek ashtu publikisht, është e vështirë. Dua një përballje që në këto moment. Më thirr e të jem ballë për ballë. Kur shkuam për të dëshmuar në polici, oficeri i policisë mori në telefon te QSUT dhe i kërkoi mjekut të djalit kartelën e Xhaxhos. Më pas e mori në telefon avokati i Xhaxhos dhe i kërkoi që të pinin kafe, por oficeri foli shumë prerë dhe kërkoi kartelën. Edhe prokuroria po i fsheh faktet. Ne na e ka vrarë djalin Roland Xhaxho, duam drejtësi!”, tha gjyshi.

Loading...