Robert Staka u arrestua ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se kishte dhunuar babain e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
Staka prezantohej në publik si gazetar, teksa kishte në zotërim edhe një portal, dhe disa adresa në Facebook ku ofendonte babain dhe disa personazhe publikë.
Pikërisht në profilin e tij në Facebook, shihet se Staka e kishte paralajmëruar dhunën ndaj të atit, duke pranuar se e kishte rrahur tashmë disa herë.
“Sot ditë e diel. A ta rrah babin sot? E kam rrahur disa herë por nuk merr vesh”- shprehej 37-vjeçari në një postim.
Loading...