Prej ditës së shtunë Izraeli dhe izraelitët po përjetojnë makthe të cilat siç janë përshkruar as nuk mund të imagjinohen.
Gjithçka nisi me lëshimin e disa raketave e më pas u shoqëruan me vrasje, përdhunim dhe peng marrje nga terroristët e Hamasit.
Frikën dhe plumbat të cilët kishin pushtuar vendin u la shumë pak hapësire banorëve të reagojnë të cilët pjesa më e madhe u vranë pa mëshirë. Por jo të gjithë e patën fatin e zi dhe jepnin frymën e fundit të masakruar. Kishte edhe nga ata qe fati deshi t’i ruante.
Një nga rastet që është bërë virale është historia e një çifti i cili shkrepi një foto nën shkurret ku ishin fshehur duke u puthur.
Mund të thoni që në atë situatë të vështirë askujt nuk i shkon mendja për pak romanticitet por ky çift menduan më të keqen për fatin e tyre dhe donin një kujtim që mund t’ua linin familjarëve nëse ata nuk ia dilnin të shpëtonin.
“Ne jemi këtu për mrekulli. Filloi me raketa, ishte stresuese, megjithatë arrita të inkurajoja veten se mund të mos më binte, se gjithçka do të ishte mirë.
Kështu pritëm një moment që ajo që po ndodhte të ndalonte, ndaluam, por më pas njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtasin se ka terroristë.
Plumbat na kalonin mbi kokë, nuk e dija se si tingëllon fishkëllima e një plumbi, terroristët po na kalonin dhe gjuanin gjithandej.
Papritmas vendose të bësh selfie, u inatosa, nuk e kuptova pse, por thashë që të paktën nëse vdesim, familja jonë do të ketë një kujtim nga një foto ku jemi të dashur deri në momentin e fundit,” shkroi vajza në një postim në Instagram.