Studentët e Mjekësisë para Ministrisë së Arsimit/ Bllokojnë rrugën, ja detaji që bie në sy gjatë protestës së sotme

Edhe këtë të mërkurë studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë. Ata janë vendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë bllokuar edhe rrugën.

Me thirrjet “Ministria e turpit”, ata njëzëri janë bashkuar në këtë protestë. Ndërkohë para derës së Ministrisë ata kanë vendosur edhe një manekinë të veshur me bluzë të bardhë, ndaj së cilës kanë hedhur një manekinë.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

Loading...